Konsiderohet një nga vendet më të vizituara nga turistët vendas apo të huaj por mungesa e investime dallon fare lehtë.
Për të vizituar qytetin antik të Adrianopolis vizitorët duhet të përshkuajnë rreth 20 minuta rrugë më këmbë.
Banorët e zonës thonë se në këtë rrugë nuk është investuar asnjëherë.
“Kush ka makina të tyre vete, të tjerët me këmbë. Nuk është shtruar rruga akoma. Ka shume shumë vite, s’ka vënë njeri dorë. Në dimër akoma më shumë. Vetem bagëtia dhe traktori vete atje. Duhet ndërhyrë”, thonë banorët.
Kryetari i bashkisë Dropull, Dhimtitraq Toli pranon problemet në këtë rrugë, por ata nuk ka fuqi financiare të kryejnë një ndërhyrje te mirëfilltë
“Ne si bashki nuk kemi shumë mundësi finaciare, jemi bashki shumë e vogël. Jemi një nga më të voglat. Kemi dorëzuar një projekt te ministria e infrastrukturës dhe besojmë se do na ndihmojmë me fonde për ta riparuar. Që të vizitohet dhe të hyjë edhe bashkia”, thotë ai.
Qytetin antik i Adrianopolis ndodhet në fshatin Sofratikë të Bashkisë Dropull. Ai është ndërtuar mbi një vendbanim të hershëm të periudhës së vone klasike – fillim helenistike. Qyteti mendohet se ka patur funskionin e një qendre shërbimesh në territorin e Luginës së Drinos. Gjurmët e ruajtura të këtij qyteti i takojnë periudhës së hershme perandorake. Ato përbëhen nga një tempull i vogël kuadratik dhe një strukturë rrethore mbi të cilën është ndërtuar teatri. /abcnews.al