RENEA ka filluar kërkimet në Larushk dhe Nikël për kapjen e autorëve të atentatit me 3 viktima.
Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, 3 prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës me të cilin udhëtonin 3 personat e vrarë.
Dyshohet se autorët janë nga Nikla.
Viktima të atentatit mbetën Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Në vendin e ngjarjes policia gjeti rreth 50 gëzhoja. Diklen Vata, pasagjer në pjesën e pasme të mjetit, ka tentuar të largohet, por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Kanë qenë të afërmit e 30-vjeçarit Vata që kanë konfirmuar se ishte në makinë me dy viktimat e tjera. Sakaq priten rezultatet e mjekësisë ligjore./Abcnews.al/