“Si ia del të kesh një marrëdhënie të shëndetshme?”, Afërdita Dreshaj tregon “sekretin” e lumturisë në çift

schedule14:35 - 17 Korrik, 2022

schedule 14:35 - 17 Korrik, 2022

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj çek, Jakub Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre rreth katër vite më parë. Një vit më parë, ata mirëpritën në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Sky Blue. Afërdita është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan detaje nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, modelja ka udhëtuar drejt Greqisë për të kaluar disa ditë pushimesh me partnerin. Në një bisedë virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre e ka pyetur për “sekretin” e marrëdhënies së shëndetshme që ruan me bashkëshortin e saj.

Sipas modeles, të kaluarit sa më shumë kohë me partnerin e bën marrëdhënien të jetë e shëndetshme. “Ai është shoku im i ngushtë, ne kalojmë kohë së bashku dhe besoj se kjo është diçka shumë e shëndetshme për një marrëdhënie”, iu përgjigj modelja.