E akuzojnë për ndërhyrje në gjoks, reagon modelja shqiptare

schedule11:57 - 17 Korrik, 2022

schedule 11:57 - 17 Korrik, 2022

Kristina Baki është padyshim një ndër modelet më të pëlqyera. Së fundmi, modelja ka qenë mjaft e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Pak javë më parë, modelja shqiptare solli në jetë dhe vogëlushen që e pagëzoi me emrin e veçantë, Siera.

Kristinës i janë dashur pak kohë për t’ju rikthyer formave perfekte dhe këtë e ka treguar përmes postimeve në rrjete sociale. Së fundmi, ajo është përballur me akuza se ka bërë ndërhyrje në gjoks. Por Kristina ka reaguar menjëherë duke i hedhur poshtë këto spekulime.

Ma bëri goca edhe mua. Kodra mbas bregut. Po më vinka keq se qenke edhe nënë vetë, po mesa duket i paske dhënë formulë ti. Gjithsesi qëndro në linjë dhe flasim pas një viti kur të mbyll gjidhënien. Të përshëndes.”, ka shkruar Kristina në Instagram.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!