Fjolla Morina dhe Fisnik Syla nuk i kanë ndarë rrugët në mënyrë paqësore dhe kjo vihet re nga “thumbimet” në rrjete sociale. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një status në Instastory, ku duket si një përgjigje ndaj ish partnerit pasi i tha se po bëhet “psikologe”.
“Problemin më të madh që kemi ne si popull është mendojmë që dimë shumë e në të vërtetë nuk dimë asgjë se të dinim nuk ishim këtu ku jemi por ishim aty ku nuk jemi.”, ka shkruar këngëtarja nga Kosova, status që pason atë të pak ditëve më parë.
“Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”, shkruante Fjolla, së cilës biznesmeni iu përgjigj me ironi.
Ai i referohej në thonjëza si këngëtare, ndërsa shkruan se tani ka nisur që të bëhet dhe psikologe. “Paskan filluar “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre.”
/abcnews.al