Von der Leyen: Lufta në Ukrainë vazhdon pa pushim, Rusia duhet të paguajë një çmim të lartë

schedule08:36 - 16 Korrik, 2022

schedule 08:36 - 16 Korrik, 2022

Bashkimi Europian ka propozuar paketën e re të sanksioneve kundër Moskës, ku përfshihet ndalim i importit të arit rus dhe ndryshime ligjore për të parandaluar masat aktuale që pengojnë dërgesat e ushqimit.


“Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon pa pushim. Prandaj, propozojmë të ashpërsojmë sanksionet tona kundër Kremlinit, t’i zbatojmë ato në mënyrë më efektive dhe t’i zgjasim deri në janar të vitit 2023.

Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për agresionin e saj”, deklaroi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Masat e reja konsiderohen si një paketë e limituar sanksionesh në krahasim me gjashtë paketat e sanksioneve të mëparshme të vendosura që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, të cilat prekën shërbimet financiare ruse, naftën dhe qymyrin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!