Rafael Caro Quintero, i njohur si “Zoti” meksikan i drogës, i cili është në listën e më të kërkuarve të SHBA-së, është arrestuar në shtetin perëndimor të Sinaloa, thotë marina meksikane.
Quintero, i cili akuzohet për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një agjenti të zbatimit të drogës në SHBA në vitin 1985, u kap në qytetin Choix.
Marina tha se Quintero, që besohet të jetë 69 vjeç, u gjet në shkurre nga një qen i stërvitur posaçërisht i quajtur Max.
SEMAR video of Rafael Caro Quintero being taken into custody by Mexican Marines today. pic.twitter.com/NjLslt6MJM
— Keegan Hamilton (@keegan_hamilton) July 15, 2022
SHBA tha se do të kërkonte ekstradimin e menjëhershëm të tij. “Nuk ka vend për t’u fshehur për këdo që rrëmben, torturon dhe vret organet e zbatimit të ligjit amerikan. Ne u jemi thellësisht mirënjohës autoriteteve meksikane për kapjen dhe arrestimin e Rafael Caro Quintero”, tha Prokurorja e Përgjithshme e SHBA Merrick Garland. /abcnews.al