Sulmuesi ynë kuqezi ka rezultuar i pafat në grumbullimin parasezonal të Chelseat në Los Angeles. Djaloshi i talentuar u bashkua me pjesën tjetër të ekipit para dy ditësh, më 13 korrik, por gjatë seancës stërvitore me ekipin, ai ka pësuar një dëmtim dhe nga pamjet duket këmba e tij e future në një protezë dhe largohet me mjet trannsporti.
Chelsea nuk ka bërë ende ndonjë njoftim zyrtar për shkallën e dëmtimit, por një lajm i mirë nuk mund të jetë pasi Broja mbetet në merkato dhe nëse shkalla e dëmtimit do të jetë e rëndë, vlera e tij mund të bjerë dhe ndoshta nuk do të ketë më interes./ h.ll/abcnews.al