Mes zhurmave dhe pankartave kundërshtuese, parlamenti maqedonas diskutoi këtë të enjte gjatë për propozimin francez, që heq bllokadën bullgare, në rrugën e saj të integrimit.
Opozita maqedonase edhe sot e kundërshtoi propozimin me pretendimin se propozimi europian cënon identitetin e maqedonasve.
Për të shuar këto dyshime, në Parlamentin maqedonas, mori pjesë posacërisht Presidentja e Komisionit evropian, Ursula Von der Leyen. Ajo mbajti një fjalim, në të cilin u kujdes që të theksonte çështjen kyçe, atë të gjuhës.
Ajo i siguroi deputetët që votimi i propozimit francez çel zyrtarisht negociatat për integirmin e Shkupit në BE.
Në lidhje me këtë, gazetari maqedonas pohoi në emisionin “Log” se shqiptarët e Maqedonisë janë pro propozimit francez.
Ndërkohë tha se rreth 70% e popullit maqedonas janë kundër propozimit francez. megjithatë ai shprehet optimist se propozimi do të miratohet nesër në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.
“Propozimi francez do të kalojë nesër, jam optimist. Opinioni maqedonas është krykëput 70% është kundër propozimit. Nuk shohin te propozimi francez garanci për gjuhën maqedonase, ashtu e interpreton Shqiptarët e Maqedonisë janë pro marrëveshjes”, tha gazetari.

