Rinovoi kontratën, Nkunku i “premton” besnikëri Leipzigut: Ndihem shumë mirë këtu!

schedule19:40 - 14 Korrik, 2022

schedule 19:40 - 14 Korrik, 2022

Mesfushori i shumëkërkuar gjatë merkatos së verës vendosi të rinovonte kontratën me Leipzig. Christopher Nkunku nuk dëshiroi të ndryshonte ambient, teksa zgjati kontratën me klubin gjerman edhe për 4 vite të tjera, deri në vitin 2026.

Në një deklaratë për “Bild” francezi ka theksuar se ndihet mirë te Leipzig dhe se është shumë i lumtur që do të vazhdojë bashkëpunimin mes palëve.

“ Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën edhe për 4 sezone të tjera. Unë ndihem mirë këtu dhe kam kaluar shumë kohë të mrekullueshme në këtë klub”, ka theksuar Nkunku. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!