Mediet greken kanë publikuar detaje të reja në lidhje me rrëzimin e helikopterit në Samo që la të vdekur dy nga katër anëtarët e ekuipazhit të helikopterit Mi-8 në Greqi.
Dy viktimat janë 49-vjeçari Theodoros Vlachos me origjinë greke dhe 55-vjeçari me origjinë rumune.
Vëllai i 49-vjeçarit fatkeq ka folur për mediet greke, ku ka thënë mes lotësh se vëllai i tij “iku nga kjo botë në krye të detyrës”.
Theodoros Vlachos, i cili përveç se përkthyes ishte edhe koordinator i forcave ajrore të zjarrfikësve, të dielën do të kthehej nga shërbimi dhe do të shkonte për pushime me familjen e tij.
Vëllai i tij tha se 49-vjeçari kishte tre vëllezër e motra të tjerë.
Lajmi për vdekjen e 49-vjeçarit ka përhapur pikëllim të jashtëzakonshëm tek të afërmit dhe miqtë, ndërkohë gruaja e viktimës ka pësuar shok nga vdekja e të shoqit.
Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme.
Helikopteri ishte nisur në orën 16:39 nga Samos-i për të shuar një vatër zjarri ndërsa aksidenti ndodhi në orën 17:55.
Inxhinieri moldav i cili u gjet i pari i gjallë qëndroi në ujë për 35 minuta ndërsa në deklaratat e para tha se tre personat e tjerë i kishte parë në det.
Ai gjithashtu raportoi se kishte dallgë të mëdha dhe rryma të forta detare, shkuan CNN Greece.
Më konkretisht, inxhinieri moldav raportoi se kur helikopteri po i afrohej detit për nxjerrjen e ujit, një erë e fortë e goditi dhe e “përmbysi”.
Në fakt, inxhinieri tha se të gjithë anëtarët e tjerë ishin në det, por më pas, me kushtet atmosferike që mbizotëronin, humbi pjesën tjetër të anëtarëve.
Lidhur me shkaqet e tragjedisë, krahas deklaratave të pjesëtarëve të shpëtuar, do të bëhet një hetim nga Autoriteti i Pavarur i Hetimit të Aksidenteve të Aviacionit, i cili është informuar nga aeroporti i Samos.
Helikopteri zjarrfikës Mi 8 ishte nisur nga Samos në orën 16:39 dhe aksidenti ndodhi në orën 17:55. Në zonën ku ra helikopteri i zjarrfikësve mbizotëronin erëra të forta. Ekuipazhi i helikopterit përbëhej nga një rumun, dy moldavë dhe një përkthyes grek.
Helikopteri i dytë zjarrfikës Mi 8 që mori pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit nisi menjëherë hetimet në zonë dhe ka mbërritur edhe një varkë e rojes bregdetare. Rreth orës 18:30, pothuajse
35 minuta pasi helikopteri zjarrfikës i prodhuar nga Rusia u rrëzua, roja bregdetare gjeti pilotin rumun.
Pak para orës 19:30 anëtari i dytë i ekuipazhit u gjet pa ndjenja dhe pak më vonë u gjet edhe i treti. Piloti rumun po transportohet me një ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Samosit pasi fillimisht u ndal në Qendrën Shëndetësore të ishullit për ndihmën e shpejtë. /abcnews.al/