Kyle Walker-Peters është njëri nga mbrojtësit anësorë që ka shkëlqyer më së shumti sezonin e fundit në Ligën Premier.
Reprezentuesi anglez që luan në dy pozitat e krahëve të mbrojtjes ka shkëlqyer me Southamptonin duke u paraqitur në 37 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës.
25-vjeçari përveç lojës shumë të mirë në anën defensive, ka qenë mirë edhe në ofensivë duke shënuar dy gola e duke asistuar në katër të tjerë.
Walker-Peters luan për mrekulli në dy krahët e mbrojtjes dhe kjo ka bërë që dy gjigantët anglez Manchester United dhe Arsenal të vihen pas tij.
Southamptoni është gati ta shes yllin e skuadrës dhe tanimë po pret ofertën e duhur për ta bërë një gjë të tillë.
Por ekipi i udhëhequr nga trajneri austriak Hans Hasenhuttl i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se Walker-Peters vlen së paku 30 milionë euro.
Walker-Peters iu bashkua Southamptonit dy vite më parë nga Tottenham Hotspurs për 11 milionë euro. /f.a/abcnews.al