Sulmi me armë zjarri jashtë furrës së bukës, arrestohen 2 shqiptarë në Greqi

schedule15:23 - 14 Korrik, 2022

schedule 15:23 - 14 Korrik, 2022

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me armë zjarri në një furrë buke, që ka ndodhur në janar të këtij viti.

Dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 42 dhe 34 vjeç.

Sipas medieve greke të arrestuarit janë persona të njohur për policinë greke, pasi e kaluara e tyre kriminale karakterizohet e “pasur” nga autoritete greke.

Kronika e ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur më 22 janar 2022 në Voula, kur dy grupe u përplasën jashtë një furre buke, në rrugën Ermou, raporton abcnews.al.

Gjithçka nisi kur dy makina, një xhip (me targa bullgare) dhe një makinë tjetër ndaluan jashtë furrës në fjalë në Vula, nga ku dolën katër persona (dy dhe dy) dhe u përplasën me dy persona të tjerë që ishin ulur jashtë furrës së bukës.

Në një moment, njëri nga dy personat e ulur në dyqanin e furrës ka marrë një karrige dhe ka sulmuar katër personat që kishin zbritur nga makinat dhe më pas njëri nga dy personat jashtë dyqanit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të katër personave. Nga të shtënat kanë mbetën të plagosur tre persona./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!