Një trend i ri i quajtur “Dhëmbët e Turqisë”, i cili përfshin udhëtimin jashtë vendit për trajtimin dhe rregullimin e dhëmbëve me çmime të ulëta, po i bën britanikët të përballen me komplikime të shumta dhe të dhimbshme, sipas Daily Mail.
Trendi, i cili është bërë i njohur nga yjet, duke përfshirë Katie Price dhe Jack Fincham të Love Island, përfshin rregullimin e dhëmbëve duke vendosur faseta.
Një dokumentar i ri nga BBC tregon pasojat duke pyetur personat në fjalë nëse ia vlen të shkosh në Turqi për çmime më të lira, pasi dentistët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë se komplikimet mund të bëjnë që ata të paguajnë më shumë para për të rregulluar dëmet.
Në një rast, përdoruesi i Tiktok, Lisa Martyn zbuloi se si përvoja e saj u shndërrua në një makth pasi ajo udhëtoi në Turqi dhe pagoi 3,500 euro. Lisa fluturoi në Turqi vitin e kaluar me besimin se do të kishte një “buzëqeshje si të Hollivudit’ për dasmën e djalit të saj, por në fakt ndodhi e kundërta.
Por muaj pas trajtimit të saj, 48-vjeçarja ka dhimbje të tmerrshme pasi zhvilloi një infeksion bakterial i cili pothuajse paralizoi gjysmën e fytyrës së saj. Lisa shpërndau historinë e saj në Tiktok për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet duke thënë se kostoja e rregullimit të dhëmbëve ishte shumë e madhe.
Trajtimi ka rezultuar i popullarizuar me influencuesit e mediave sociale dhe yjet televizive, përfshirë modelin Katie Price.
/abcnews.al