Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ndodhet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të propozimit francez.
Ajo u prit në aeroportin e Shkupit nga ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani.
Von del Leyn ka zhvilluar një takim me presidentin Pendarovski dhe me kryeministrin Kovaçevski.
Përmes një postimi në Twitter, Presidentja e Komisionit Evropian thekson se ka siguruar Presidentin dhe kryeministrin për anëtarësimin e vendit në BE.
“Unë e sigurova Presidentin Pendarovski dhe kryeministrit Kovachevski për mbështetjen time të plotë për përparimin drejt bërjes së Maqedonisë së Veriut një shtet anëtar i BE-së”, shkruan ajo.
I assured President @SPendarovski and Prime Minister @DKovachevski of my full support to progress towards making North Macedonia an EU Member State. pic.twitter.com/hDhEVQQKJd
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 14, 2022
Më tej, gjatë flajës së saj në Parlament, Von der Leyen tha ”Europa ju pret. Presim dhe shpresojmë se do të hidhni një hap tjetër drejt Unionit. Sot jam këtu sepse besoj se ky është momenti i duhur për të ecur përpara.”
?? Europe is waiting for you.
Waiting and hoping that you will take yet another step towards our Union.
I am here today because I believe that this is the right moment to move forward. https://t.co/T1GxKQsY92
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 14, 2022
/Abcnews.al/