A do të transferoheni në Barcelonë? Ja si i përgjigjet ndjekësit gruaja e Lewandowskit

schedule17:25 - 13 Korrik, 2022

schedule 17:25 - 13 Korrik, 2022

Cila do të jetë e ardhmja e Robert Lewandowskit? Është një nga pyetjet që shumë tifozë duan të dinë përgjigjen dhe për momentin nuk ka një të tillë.

Tifozët e Bayern Munich nuk e dëshirojnë largimin e polakut nga skuadra e tyre, nga ana tjetër ata katalanas kërkojnë 33-vjeçarin për të siguruar gola.

Leva të Barça është një ekuacion që shumë shpejt pritet të marrë një zgjidhje, pasi katalanasit tashmë kanë dorëzuar në zyrat e kampionëve Gjerman edhe ofertën prej 50 milionë eurosh.

Tanimë në “Camp Nou” presin përgjigjen e Bayen për këtë transferim, i cili tashmë është shndërruar në “ëndrrën” e katalanasve.

Por për t’i hedhur edhe pak benzinë zjarrit, ka menduar gruaja e sulmuesit polak, Anna, e cila është pyetur nga ndjekësit nëse familja e saj do të transferohet në Barcelona.

“Do të doja shumë ta dija dhe un”, është përgjigjur bashkëshortja e Lewandowskit.


33-vjeçari ka shënuar 76 gola në 132 ndeshje për kombëtaren polake, u transferua te Bayern-i nga Borussia Dortmund në verën e 2013-ës.

Që nga ajo kohë, Robert ka fituar gjithçka në Bavari duke shënuar 344 gola në 375 ndeshje. Ai ka dëshirë ta mbyllë karrierën e tij me një kapitull të fundit në Spanjë. /f.a/abcnews.al