Nga Leontina Nika
Arti Finlandez u prezantua në Tiranë përmes grupit më të famshëm të xhazit Pekka Pykkanen.
Ambasadori i Finlandës në Republikën e Shqipërisë, zoti Jari Gustaffson u shpreh i kënaqur që kultura e vendit të tij prezantohet me këtë grup dhe shfaqjen “Paniku” e cila përcjell mesazhe sociale.
“Jam shumë i lumtur që arti i Finlandës shpaloset në tiranë. grupi “Pekka Pykkanen” është vërtet i mrekullueshëm, muzika e tyre pasqyron një copëz shpirt të këtij vendi. edhe trupa teatrale përmes pjesës “ paniku sjell mesazhe të rëndësishme sociale. “
Në pritje për prezantimin e këtyre eventeve kulturore morën pjesë personalitete nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, politikës, etj.
Të dyja këto evente realizohen në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental.
Grupi i famshëm ndodhet në Tiranë në kuadër të festivalit “Gjon Millli” si pjese e aktiviteteve për Tirana Youth Capital 2022.
Që nga data 29 komedia Panik po shfaqet me shumë sukses në skenën e teatrit Metropol, duke tërhequr publikun artdashës të Tiranës në këto ditë të nxehta vere. /Abcnews.al/