Protestat në Sri Lanka, dhjetëra të lënduar

schedule14:01 - 13 Korrik, 2022

schedule 14:01 - 13 Korrik, 2022

Të paktën 30 persona kanë marrë lëndime në protestat jashtë zyrës së kryeministrit të Sri Lankës të mërkurën.

Një infermiere në Spitalin Kombëtar të Colombo tha për CNN se shumë njerëz u sollën për shkak të thithjes së gazit lotsjellës, ndërsa të tjerët kishin prerje dhe mavijosje me gjasë nga përpjekjet për të kapërcyer gardhe. Infermierja nuk konfirmoi lëndime me armë zjarri.

Ambientet e zyrës së kryeministrit u morën nga protestuesit të mërkurën pas një përplasjeje me policinë e armatosur.

Policia e Sri Lankës ka vazhduar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat gjatë gjithë ditës, sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes dhe dëshmitarëve lokalë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!