Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fast & Furious” me “Dum-Dum” në rrugët e Indisë, shoferi nuk i ndalon policisë, oficerët zbulojnë 27 persona në automjet

schedule22:42 - 12 Korrik, 2022

schedule 22:42 - 12 Korrik, 2022

Kur policia në një qytet indian ndaloi një “dum-dum” (triçikël) me shpejtësi, u befasuan se sa njerëz ishin grumbulluar brenda automjetit të vogël.

Një video që tregon 27 njerëz, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, duke zbritur nga “Dum-Dumi në Fatehpur është bërë virale në mediat sociale.

Videoja tregon një polic që numëron pasagjerët teksa dalin nga automjeti.

Një triçikël në përgjithësi mund të transportojnë 3 persona, por disa janë modifikuar për të mbajtur deri në 6 persona.

Incidenti ka ndodhur në Fatehpur.

Sipas raportimeve të mediave, kur policia u përpoq të ndalonte “Dum-Dumin” pasi po ecte shumë shpejt, shoferi u përpoq të largohej me shpejtësi. Policia më pas e ndoqi atë dhe e detyroi të ndalonte.

“Policia u trondit kur pa 27 persona brenda”, tha për gazetën Times of india, Rajesh Kumar, mbikëqyrës i policisë së Fatehpur.

Në rrjetet sociale, videot e incidentit janë parë dhjetëra mijëra herë dhe shumë përdorues të Twitter kanë postuar komente humoristike si përgjigje./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!