Teleskopi Webb po njeh botën me mrekulli të reja të universit, me imazhet që ka kapur në hapësirë dhe që NASA i ka publikuar ditën e sotme.
Mjegullnaja Carina ishte një objektiv klasik i teleskopit Hubble, por Webb ka kapur një version shumë ndryshe.
Carina është një nga mjegullnajat më të mëdha dhe më të ndritshme në qiell, e vendosur afërsisht 7600 vite dritë nga Toka.
Mjegullnajat janë një re masive gazi dhe pluhuri në të cilat po formohen yje të rinj.
Në imazhin e Webb nuk shihen vetëm yjet, por teleskopi ka kapur edhe gazin dhe pluhurin.
Astronomët i referohen si një “gumë kozmik” – një lloj demarkacioni i gjerë midis pluhurit në gjysmën e poshtme dhe më pas gazit në gjysmën e sipërme.
Një nga qëllimet kryesore shkencore të Webb është të studiojë se si formohen yjet dhe Carina është një vend i shkëlqyer për ta bërë këtë. /abcnews.al