Zyrtare/ Juventusi i “rrëmben” talentin 17-vjeçar Bayern, lojtari firmos për 3 vite

schedule16:45 - 12 Korrik, 2022

schedule 16:45 - 12 Korrik, 2022

Juventusi ka arritur të firmosë me talentin 17-vjeçar të Bayern Munich. Bëhet fjalë për Kenan Yildiz.

“Zonja e Vjetër” i ka “rrëmbyer” bavarezëve talentin 17-vjeçar teksa ky i fundit ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në Torino deri më 30 qershor 2025.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se Yildiz do të aktivizohet në radhët e Juventus U-19 për të masur sa më shumë minuta në dispozicion.

Vlen të theksohet se Juventusi ka prezantuar dhe një 17-vjeçarin tjetër, Ivano Srdoc, i cili vjen nga Rijeka U-17.


/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!