Roma dhe Gianluca Mancini do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, pasi palët kanë rinovuar kontratën edhe për 5 vite të tjera.
Mbrojtësi ka rinovuar kontratën deri në 30 qershor 2027, i cili do të mbajë veshur fanellën verdhekuq edhe për disa sezone të tjera.
Zëvendës-kapiteni i Romës iu është bashkuar verdhekuqve në vitin 2019, teksa ka zhvilluar 128 ndeshje ku ka shënuar dhe 7 gola. /f.a/abcnews.al