Lumi Drino kthehet në kanal të ujërave të zeza

schedule14:47 - 13 Maj, 2019

schedule 14:47 - 13 Maj, 2019

Duhej të ishte resurs për Gjirokstrën. Por asgjë këtu nuk ngjan me lumë. Mes për mes luginës së Drinos, e cilësuar nga mrekullitë arkeologjike e historike e Shqipërisë, dega e Vjosës, Drino është kthyer në një kanal i pisët.

Tetë  pika të ujërave të zeza shkarkohen këtu. Shtrati i Drinos është i teri i ndotur nga zona e SMT deri në atë të Grehotit

Vendorët nuk duket se afrojnë një zgjidhje. Specialisti i Ujrave të Gjirokastrës thotë se duhen impjante për trajtimin e ujërave, dhe ky investim do para.

Shkarkimi i ujërave të zeza nuk është i vetmi problem që po ndot  Drinon. Biznese e banorë e kanë shndërruar atë në vendgrumbullim mbetjesh urbane.

Me rritjen e temperaturave pasojat do të jenë më të rënda. Nga një lum që do të freskonte dhe zbukuronte zonën, Drino do të kundërmojë qytetin turistik të UNESCO-s./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!