Rusia pretendon se ka vrarë një numër të konsiderueshëm mercenarësh të huaj që po luftonin në Ukrainë kundër forcave ruse gjatë 3 javëve të fundit, duke përfshirë 23 nga Britania e Madhe, sipas The Guardian.
Në konferencën e saj ditore, ministria ruse e mbrojtjes tha se numri i përgjithshëm i mercenarëve aktivë në Ukrainë nuk është 20 mijë siç pretendon Kievi, por është rreth 2700. Gjithashtu sipas ministrisë ruse gjatë 3 javëve të fundit, 166 mercenarë polakë 50 gjeorgjianë, 21 rumunë dhe 15 kanadezë janë vrarë.
Rusia gjithashtu pretendon se ka vrarë të paktën 180 ushtarakë në brigadën e 30-të të Ukrainës në 24 orët e fundit.
Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
/abcnews.al