I riu humb kontrollin e motorit në Shkodër, përplaset me shtyllën dhe përfundon në spital

schedule19:26 - 10 Korrik, 2022

schedule 19:26 - 10 Korrik, 2022

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Hot i ri” në aksin Shkodër – Mes.

Një 18-vjeçar është përplasur me shtyllën duke drejtuar motomjetin e tij dhe si pasojë është dëmtuar. I riu është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”,  shtetasi B. R. 18 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër,  duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikltës, dhe për pasojë motoçikleta  është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al