Të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut.
Policia njoftoi se persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin ndaj një grupi të rinjsh.
Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë. Asnjë motiv për sulmin nuk është përcaktuar, tha policia.
Disa persona të tjerë janë në gjendje kritike në spital, raporton Nomsa Maseko e BBC-së.
Viktimat besohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç. “Trupat ishin mbi njëri-tjetrin me gjak të gjithë. Ne po kërkonim të dashurit tanë, na u desh të hidheshim mbi trupa duke kërkuar vëllezërit tanë,” tha banorja vendase Ntombikayise Meji.
Kreu i policisë së provincës Gauteng, gjeneral-lejtnant Elias Mawela, i tha BBC-së se të shtënat duket se kanë qenë një sulm gjakftohtë ndaj klientëve të pafajshëm të tavernës.
Policia është në kërkim të të dyshuarve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. /abcnews.al