Kompozitori serb: Krijimet e mija do të bazohen në polifoninë shqiptare

schedule22:21 - 9 Korrik, 2022

schedule 22:21 - 9 Korrik, 2022

Projekti ‘Synergy’, bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor përmes tingujve. 12 kompozitorë nga 6 shtete, kanë nisur krijimet muzikore. Artisti serb Predrag Radisavlljeviç në një intervistë për Abc thotë se krijimet e tij do i bazojë në polifoninë shqiptare.

Projekti  muzikor “Synergy” i cili bashkon vendet e rajonit me gjuhën e muziksë  ka mbërritur në fazën  e dytë. Artistët  rezidencë tashmë ndodhen në Shqipëri  për të  realizuar  kompozimet bazuar në  ritmet shqiptare

Kompozitorët  rezidentë janë Kreshnik Aliçkaj nga Kosova dhe  dhe Predrag Radisavlljeviç nga  Serbia të cilët u prezantuan edhe në  festivalin “Vox Baroque.  Kompozitori  serb është pedagog në degën e kompozicionit në fakultetin e muzikës në Beogard. Bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Kosovën i duket interesant, pasi ai është i mendimit se atë që nuk e bën politika, ka fuqi ta bëjë arti.

“Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e projektit sinergji. Është hera e parë që jam këtu në Tiranë  dhe po ndihem  mjaft  mirë.  Kjo është një eksperiencë e bukur po, e shijoj shumë duke hulumtuar ritmet shqiptare që janë të mrekullueshëm dhe në të njëjtën kohë kanë ngjashmëri me ato të vendit tim  Serbisë.

Me këtë rezidencë artistike unë do të marr një eksperiencë për kulturën shqiptare në përgjithësi e veçanërisht për ritmet shqiptare muzikore të cilat do të më shërbejnë në kompozimin tim. Këto ditë këtu në tiranë kam dëgjur  muzikë të Cesk  Zadesë, Tish Daise dhe Vasil Toles.  Muzika e tyre është vërtetë e bukur, por krijimet e mija për firzamonike , violonçel dhe muzikë elektronike. Kompozimet e mija do i bazoj në ritmet shqiptare, si polofonia,  por duke i dhënë një fytyrë bashkëkohore me ritmet elektronike, duke arritur në ritme komplekse. ”

Misioni  kryesor është  promovimi i artistëve të rinj dhe bashkëpunimi  me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga sinergji do të realizohen 12 kompozime  nga artistët e  rinj frymëzuar nga veçantitë lokale të vendeve rezidente .

Nga ana tjetër një formë tjetër e rëndësishme është promovimi i muzikantëve të rinj në skena të ndryshme te rajonit dhe tashmë me një kontekst evropian.

Si finale e madhe e projektit, do jete  një turne nëpër  festivalet ballkanike  për të paraqitur kompozitorët, kompozime të reja dhe muzikantët e rinj gjatë festivaleve verore në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!