Eksperti amerikan: Ky dimër do të tregojë gjithçka për COVID-in

schedule12:13 - 9 Korrik, 2022

schedule 12:13 - 9 Korrik, 2022

Rastet e të sëmurëve me COVID-19 janë në rritje në botë,  por shtrimet në spital dhe vdekjet.

Kjo, falë imunitetit të krijuar nga vaksinimi, por edhe infektimit natyror, thotë Paul Offit, drejtor i Qendrës për Krijimin e Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia të SHBA-së.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Offit shfaq besimin se e ardhmja do të sjellë më shumë njerëz të sëmurë lehtë dhe më pak të sëmurë rëndë.

Megjithatë, shton ai, gjendja më reale do të shihet në dimër, në stinën kur infektimet zakonisht marrin hov.

Offit thotë se njerëzit nën 70 vjeç dhe që janë të shëndetshëm, nuk kanë nevojë për dozën e katërt të vaksinës.

Duke folur për periudhën e mundshme post-pandemike, ai thotë se “ky virus do të qarkullojë me dekada, nëse jo me shekuj”.

Ne nuk do ta heqim qafe këtë virus”, thotë Offit, i cili ka qenë edhe anëtar i një paneli në SHBA që ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!