Moderatori shpërthen në të qeshura, pyetja që u bë virale në “Kush dëshiron të bëhet milioner”

schedule10:38 - 9 Korrik, 2022

schedule 10:38 - 9 Korrik, 2022

“Kush dëshiron të bëhet milioner” po transmeton sezonin e 38-të në Britaninë e Madhe. Kohët e fundit, një pyetje drejtuar në kuiz ka bërë xhiron e rrjetit.

Më konkretisht, prezantuesi Jeremy Clarkson e pyeti lojtarin që ishte ulur përballë tij “Kush ishte perëndeshë e fitores në mitologjinë greke?”.

Alternativat e mundshme që ai i dha, kishin të bënin me markat e njohura të firmave sportive si Umbro, Reebok, Adidas dhe Nike.

Ndërsa shumica do të mendojnë se është një pyetje relativisht e thjeshtë, lojtari britanik ka luftuar mjaft.

Fillimisht ai përjashtoi Reebok dhe Adidas, ndërsa dilema e tij ishte mes Umbro dhe Nike.

Në fakt, përgjigja e tij bëri që prezantuesi të shpërthejë në të qeshura.

Shikoni videon

@millionaire_uk who was the greek god of sportswear? #whowantstobeamillionaire#millionaire#itv #quiz#quizshowfails #jeremyclarkson#mythology#fyp#victory #fails ♬ original sound – Who Wants To Be A Millionaire?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!