Pas molotovit, Kryeministria “sulmohet” me mesazhe (Foto)

schedule21:10 - 11 Maj, 2019

schedule 21:10 - 11 Maj, 2019

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria për tek Parlamenti. Por përpara se të mbyllje tubimi përpara insiticionit të qeverisë ata kanë lënë disa mesazhe.

Ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë është përdorur edhe një projektor ku mbi muret e Kryeministrisë shkruhet: “Rama ik” dhe “Shqipëria si gjithë Evropa”.

Ndërsa pak më parë protestuesit  kanë hedhur bomba molotov ndaj Kryeministrisë. Hyrja e godinës ka shpërthyer në flakë. Bomba molotov edhe ndaj kryesisë së Kuvendit. Turma e protestuesve çau edhe kordonin e policisë duke u ngjitur në hyrjen e kryeministrisë. Njëri prej tyre mori flakë por shpëtoi fatmirësisht duke hequr rrobat e trupit që u përfshinë nga zjarri. Turma u shpërnda vetëm pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!