Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KE: Po ndjekim me vëmendje ngjarjet dhe debatet në Maqedoninë e Veriut për propozimin francez

schedule15:24 - 8 Korrik, 2022

schedule 15:24 - 8 Korrik, 2022

Komisioni Evropian, përmes zëdhënëses për zgjerim, tha se procesi në Maqedoninë e Veriut për propozimin e kornizës negociuese të presidencës franceze është duke u ndjekur.

Në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Komisionin Evropian për propozimin francez dhe procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, zëdhënësja për zgjerim, Ana Pisonero deklaroi se në vend janë duke u zhvilluar konsultime.

“Pas dërgimit të propozimit të rishikuar francez, e patë se kryeministri Kovaçevski shpalli një proces të gjerë konsultimi me të gjitha palët relevante, ky proces është në vazhdim e sipër dhe sigurisht që vendimi për këtë propozim të rishikuar është vendim sovran i Maqedonisë së Veriut, ne po e ndjekim me vëmendje ngjarjet dhe debatet që po zhvillohen”, tha Pisonero.

E pyetur për përmbajtjen e kornizës së negociatave dhe përfshirjen e çështjeve dypalëshe me Bullgarinë në propozim, Pisonero i drejtoi gazetarët në ueb faqen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku janë publikuar dokumentet, por nuk komentoi asnjë detaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!