Në “Elbasan Arena” u mbyll 0-0 sfida mes Laçit dhe Iskras me skuadrat që nuk mundët të nxirrnin një fitues në përballjen e parë mes tyre në turin e parë të Conference League, duke lënë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit e cila do të luhet më 14 korrik.
Pjesa e parë mes Laçit dhe Iskras u mbyll pa gola, me skuadrat që nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës në “Elbasan Arena”.
Në këtë mënyrë të dy ekipet u drejtuan drejt dhomave të zhveshjes me rezultatin e bardhë, për t’i lënë emocionet tashmë pjesë së dytë.
Në fraksionin e dytë kurbinasit ishin më kërkues, por të besuarit e Shpëtim Duros nuk mundën të finalizonin rastet e krijuara.
Në minutën e 66-të bardhezinjtë e Duros pretendojnë për penallti pas ndërhyrjes së gabuar të lojtarëve të skuadrës malazeze ndaj Akyniemit, por për kryesorin e takimit gjithçka ishte e rregullt.
Menjëherë më pas Mentor Mazrekaj provon të gjej Akyniemit në zonë, por goditja e këtij të fundit lë shumë për të dëshiruar.
Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, me ekipet që ndahen kështu në “paqe”. /f.a/abcnews.al