Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Heroi i Partizanit ndaj Saburlatos, Cara: U befasova kur u gjenda vetëm para portierit

schedule21:25 - 7 Korrik, 2022

schedule 21:25 - 7 Korrik, 2022

Partizani arriti fitore në transfertë, në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League përballë Saburtalos.

Heroi i sfidës padiskutik ishte Tedi Cara, i cili me golin e shënuar u dhuroi demave një fitore të rëndësishme, pasi ndeshja e kthimit do të luhet në Shqipëri më 14 korrik, me të kuqtë që kanë gjithçka në dorë për kalimin më tej në këtë kompeticion.

Pas fitoren nga Gjeorgjia, autori i golit u shpreh i lumtur që i dha fitoren skuadrës së tij, teksa theksoi se u befasua kur u gjend i vetëm përballë portierit të gjeorgjianëve

 “Kjo është hera e dytë që unë luaj në Conference League. Edhe vjet kam shënuar. Por, kjo e këtij viti ka një bonus më shumë sepse Saburtalo ishte ekip i fortë. Ata kishin përgatitje fizike dhe kishim shumë vështirësi.

Momenti i golit? Faktikisht u befasova kur e pashë veten vetëm. Në çdo moment ata kishin mbrojtësa në vendin e tyre. E rëndësishme ishte ta shënoja atë gol. Ne e kishim analizuar kundërshtarin dhe numri 22 i atyre ishte shumë i shpejtë. M’u desh mua të ndihmoja pas. Në pjesën e dytë mundohesha të mbyllja më shumë qendrën”, përfundoi Cara. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!