“Disa moderatore shqiptare kanë sukses sepse janë shumë të hapura”, kështu është shprehu Stela Kotri e emisionit në “Shtëpinë tonë” e ftuar në emisionin “Thumb”. Ndër të tjera ajo ka folur për marëdhenit me kolegët dhe vështirësitë e të qenit mama e dy çunave.
Fatma: Çfarë mendon ti për koleget e tua në ekran, ka nga ato që nuk e meritojnë famën ose projektin që kanë?
Stela: Mendoj që ka shumë të tilla. Diskutohet edhe në ambiente tona të punës që fati i ka bërë që të përjetojnë këtë ngritjen ën mënyrë të menjëhershme Ndonjëherë kam edhe unë inatet e mia për faktin që unë jam investuar që fëmijë në këtë profesion kam punuar shumë dhe ndoshta sot nuk jam aty ku do doja të isha. Ndërkohë të tjerave u është hapur dera dhe kanë lulëzuar në një moment dhe sot janë aty.
Aulona: Po hapen dyer…
Stela: Po çështje zgjedhjesh dhe kjo punë. Kështu që absolutisht mendoj që ka plot që janë aty ku ndoshta nuk e meritonin.
Fatma: Po pse ndodh kjo?
Stela: Nuk është çështja e aftësive, por janë “goca të hapura”./abcnews.al