Kukësi nuk ndalet, brenda ditën njofton largimin e dytë

schedule19:12 - 7 Korrik, 2022

schedule 19:12 - 7 Korrik, 2022

Kukësi nuk ka ndërmend të ndalet, pasi vazhdojnë largimet nga klubi i verilindorëve, i cili po i nënshtrohet një revolucioni të plotë.

Pas Kreshnik Bahtiri që u largua, tashmë është radha e sulmuesit Zenel Gavazaj të ndajë rrugët me verilindorët.

“FK Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Zenel Gavazaj. 22-vjeçari nga Zhuri për shkak të mungesës së minutave, ka kërkuar nga klubi dokumentacionin për të provuar një aventurë të re dhe klubi e ka mirëkuptuar kërkesën e futbollistit.

Gavazaj u transferua si lojtar i lirë te Kukësi në sezonin 2020-2021 duke u aktivizuar në kampionat ku ka shënuar një gol dhe në Europa League, duke ndihmuar me një asist. Kukësi e falënderon Gavazajn për kontributin e dhënë dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, shkruan klubi i Kukësit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!