Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitën banesën në Peqin, tre të arrestuar, një në kërkim

schedule11:49 - 11 Maj, 2019

schedule 11:49 - 11 Maj, 2019

Tre persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për grabitjen që ndodhi tri ditë më parë në Peqin.

Mes të ndaluarve është edhe një 28 vjeçare, e dyshuar si një nga autorët e grabitjes së banesës së një 75-vjeçari.

Sipas policisë lokale të zotit të shtëpisë i është dhënë një lëng që paralizon kujtesën dhe i moshuari po merr trajtim mjekësor në spitalin e Elbasanit.

Grabitësit dyshohet se kanë marrë të gjitha paratë që ndodheshin në shtëpinë e familjes Beqiri dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!