“Fshati i BE” zbret në Tiranë, Veliaj: Këtë verë vendi hap negociatat

schedule11:38 - 11 Maj, 2019

schedule 11:38 - 11 Maj, 2019

Tirana po punon që të përzgjidhet si Kryeqyteti Europian i të Rinjve në vitin 2022. Në çeljen e “Fshatit të Bashkimit Evropian”, si pjesë e javës Europiane, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,u shpreh se këtë verë vendi ynë do të hapë negociatat me Bashkimin Evropian.

Shpreson dhe beson se Bashkimi Evropian nuk do ta zhgënjejë Shqipërinë. Lajme të mira pret kryebashkiaku i Tiranës këtë sezon veror.

“Fokusi te rinia është fabula më e bukur për Tiranën. Me shumë shpresë, negociatat do të hapen këtë vit, por ama ne duam që në 2022 të kemi një shans që, si kryeqyteti europian i rinisë, të tregojmë më të mirën e vendit tonë. Do të punojmë të gjithë bashkë që Tirana të fitojë “Kryeqytetin evropian të rinisë” në 2022”.

Ai u bëri thirrje të rinjve që teksa vendi shkon drejt zgjedhjeve lokale, të bëhen një zë aktiv për të parashtruar kërkesat e tyre ndaj kandidatëve dhe për të kërkuar më pas llogari për plotësimin e tyre.

“Mezi pres që teksa futemi në fushatën lokale në të 61 bashkitë, të ketë një zë aktiv të rinisë, për t’i bërë që tani kërkesat që çdo qytet apo çdo bashki duhet të përmbushë në mandatin e ardhshëm. Do të doja që çdo organizatë rinore në bashkinë e tyre, t’i bëjë që tani listat e kërkesave dhe të kërkojë llogari jo vetëm gjatë fushatës, por menjëherë ditën e parë të punës te kryebashkiaku i vet për plotësimin e atyre kërkesave”.

Për kryebashkiakun Veliaj Bashkimi Evropian vijon të jetë institucioni më i besuar në Shqipëri.

“Kur dikush vjen në Tiranë ose për vizitë në bashki dhe thotë: çfarë mendoni për krizën që po kalon Bashkimi Europian? Përgjigjja jonë është: cila krizë? Bashkimi Europian është institucioni më i besuar në Shqipëri. Për këto arsye unë besoj se gjërat në të cilat besojmë janë gjëra që duhet t’i kurojmë përditë”.

Ndërsa për Ambasadori e BE-së në Tiranë, Luigi përfshirja e të rinjve në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është vendimtare.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!