Në një lagje relativisht të braktisur të Kharkivit, rusët kanë sulmuar me raketa godinën e universitetit kombëtar. Në pamjet shihet teksa ekipet e emergjencës shfaqen në godinën e shkatërruar.
Diku tjetër në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, një person u vra dhe tre u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, sipas guvernatorit rajonal.
Një raketë goditi një ndërtesë ku bëhet regjistrimi ushtarak, ndërsa një ndërtesë qeveritare ngjitur nuk u prek. Kharkivi ka qenë objektiv i bombardimeve intensive gjatë gjithë pushtimit. /abcnews.al