Dy humbje jete dhe 947 të infektua është bilanci i Covid-19 në 24 orët e fundit.
Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2103 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, 424 qytetarë në Tiranë, 70 në Durrës, 53 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Vlorë, 27 në Sarandë, 24 në Lushnje, 22 në Patos, 21 në Lezhë, nga 19 qytetarë në Kamzë, Elbasan, 18 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Kavajë, 13 në Gjirokastër, 12 në Divjakë, 11 në Himarë, nga 7 qytetarë në Vorë, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Përmet, Korçë, nga 5 qytetarë në Shijak, Poliçan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Belsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Mat, Roskovec, Dibër, Selenicë, Delvinë, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Bulqizë, Konispol, Kolonjë.
Aktualisht, bëhet e ditur se janë 4,777 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Kurse, në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 26 pacientë. Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetonin virusit një qytetar nga Lezha 52 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç.
Janë shëruar 403 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,473 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (6 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 947
Të shëruar në 24 orë 403
Të shtruar në spitale 26
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2103
Testime totale 1,858,859
Raste pozitive 284,758
Raste të shëruara 276,473
Raste Aktive 4,777
Humbje jete 3,508
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,027
Fier 379
Durrës 279
Vlorë 252
Shkodër 250
Berat 134
Lezhë 129
Gjirokastër 119
Elbasan 104
Korçë 58
Dibër 34
Kukës 12 /abcnews.al/