Aktorja e njohur turke, Burcin Terzioglu do të martohet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, ku ka zbuluar edhe datën e dasmës.
42-vjeçarja, e cila është në një lidhje dashurie me trajnerin e sportit Umut Duygu ka folur së fundmi për zhvillimet në jetën e saj private, e gjithashtu edhe projektet.
Aktorja tregoi se po jeton ditë të bukura dhe deklaroi se jeta e saj e dashurisë po ecën drejt një faze të re.
Sa i përket ofertave për projektet e reja, Burcin u shpreh se për këtë dëshiron të mendoj pas pushimeve./abcnews.al