Grabitësit kanë sulmuar shtëpinë e një mjeku në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 në këtë qytet. Persona ende të paidentifikuar gjatë natës kanë kërcënuar me thikë gjinekologun Kujtim Albrahimi që të tregojë ku kishte fshehur lekët. Në shtëpi ndodhej edhe bashkëshortja e mjekut. Megjithëse çifti ka bërë rezistencë grabitësit i kanë dhunuar dhe u kanë marrë 12 milionë lekë dhe bizhuteritë që kishin në shtëpi. Policia po heton ngjarjen, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. /ABC News Albania 24/7
Sulmohet shtëpia e një mjeku në Librazhd, i marrin 12 milionë lekë
schedule08:53 - 10 Maj, 2019
schedule 08:53 - 10 Maj, 2019

