Eksperti i Ekonomisë Akil Kraja, në një lidhje me “Radarin Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për situatën ekonomike në vend.
Ai tha se qeveria shqiptare nuk jeton me realitetin, dhe i ka braktisur totalisht qytetarët shqiptarë.
Gjithashtu Kraja theksoi se të gjitha ligjet fiskale që po bën qeveria dëmtojnë edhe më shumë qytetarët dhe biznesin e vogël.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Nuk do të ketë paketë financiare për qytetarët për tu përballur me krizën e çmimeve, nga ana tjetër kompensohen ndërtuesit, që në statistikat e fundit dalin sektori më i suksesshëm.
Kraja: Shpesh herë në artikulimin ekonomik, është përmbytur që keni parë në filma, në botë ndodh kështu. Sot pamë për të disatën herë ,mor pranimin e situatës reale ekonomike, duke thënë se nuk ka krizë. Bordet e çmimit të naftës nuk janë në proporcionalitet me bursën. Vitet e fundit jemi mësuar me një ndryshim të shpeshtë të politikave fiskale, pa vënë në prioritet qytetarin. Qytetari burgoset për faturat e papaguara, biznesi gjobitet. Në 10 vjeçarin e fundit inflacioni është rritur në 30% ndërsa pagat në vend numëro. Ne kemi një qeveri që nuk është në nivelin e situatës tragjike që ndodhen familjet shqiptare. Çmimet janë rritur, sot për herë të parë pas 20 vitesh mbi 50% e të ardhurave të familjeve shqiptare shkon për ushqim.
Xhokaxhi: Ndërkohë Ministrja e Financave foli për borxhin?
Kraja: Para disa javësh ministria e Financave doli me statistika që nuk ka një bazë të shëndoshë, ku flet për rritje të të ardhurash. Por rritja e çmimeve është ajo që ka rritur të ardhurat e shtetit. Jemi i vetmi vend në Eruopë që më shumë se gjysma e të ardhurave shkon për ushqim. Vitet e kaluara shkonte në 35-40%. Vendimmarrja e fundit që nuk do të ketë një paketë fiskale që mbështet qytetarët, siç mund të ishte tvsh ushqimore si në Evropë. Borxhi publik nuk është 60%, por po shkon më shumë se 110%. Duke mbajtur tvsh-në e lartë ne ushqejmë taksat, apo dhe fluturimet e ministrave. Këtu nuk ka politikë ekonomike.
Xhokaxhi: Ne e kemi të qartë që çdo lloj barrë që i rritet biznesit, shkarkohet tek qytetarët?
Kraja: Apsolutisht. Në 2015-n bashkia Tiranë rriti taksën për infrastrukturën, ku nga 4 përqind që ishte për investimin, në 8% për shitjen, që ndikon drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve që duan të blejnë shtëpi.
Xhokaxhi: Amnistia fiskale është ligji më i debatuar. Në 2020-n ishte Bashkimi Europian ai që e pengoi, ndërkohë deri tani nuk kemi asnjë reagim. Cilat janë rreziqet?
Kraja: BSH ka nxjerrë një studim ku tregon se 70% janë blerë me para kesh, të tjerat me kredi. Por institucione të tjera theksojnë se investimet në ndërtim shkojnë nga 3-4 miliardë euro. Unë druaj se ky ligj amnistie është një karrem. Jemi para zgjedhjeve vendore, qeveria kërkon të gënjejë individë, duke u thënë se po të jap këtë ligjin, po të identifikoj, përfitimi është minimal për shtetin, dhe ashtu siç ndodhi me OFL-në është se unë ti di pronat, prandaj në2se nuk do të t’i prek pronat hajde bli votat për mua. Para 3 vitesh qeveria filloi një nismë për sekuestrimin e makinave të luksit, është fiks i njëjti skenar. Çfarë doli nga ai proces asgjë, është i njëjti format si OFL, tani flasim për prona imobilare. Është e njëjta skemë.