Rusia ka deklaruar se ka marrë në kontroll rafinerinë e naftës Lysychansk, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti. Ukraina nuk e ka konfirmuar ende pretendimin por nëse është e vërtetë tregon një tjetër goditje për forcat ukrainase teksa luftojnë për të mbajtur kontrollin e qytetit, shkruan skynews.
Lysychansk është qyteti i fundit më i madh që është në kontrollin e Ukrainës në rajonin lindor të Luhanskut. Rafineria është rreth 17 km në jugperëndim të qytetit, sipas Serhiy Haidai, guvernatorit të Luhansk.
Në një deklaratë mëngjesin e sotëm, guvernatori tha se forcat ruse kishin marrë në kontroll një pjesë të rafinerisë. Ai tha se trupat e Moskës janë ende duke u përpjekur të rrethojnë ushtrinë e Ukrainës në Lysychansk dhe të sulmojnë qytetin nga jugu dhe perëndimi, duke shtuar se kjo ishte “e kotë”.
Ai tha se forcat ruse kanë dështuar gjithashtu deri më tani të marrin në kontroll autostradën që lidh Lysychansk me Bakhmut në rajonin fqinj Donetsk.
“Banorët e Lysychansk po kalojnë pothuajse 24 orë në bodrume dhe shtëpi,” shtoi ai.
/abcnews.al