A do të provonit një picë me bazë shalqini? Ushqimi që po bën xhiron e rrjetit

schedule12:11 - 1 Korrik, 2022

schedule 12:11 - 1 Korrik, 2022

Ne e dimë që TikTok ka krijuar trende edhe në ushqim, madje duke bërë pica me shalqi. Por çfarë është kjo?

Ky është një lloj alternative picash ku shalqiri vepron si një “brum” me mbushje që mund të hedhësh çdo gjë, nga frutat tek erëzat. Siç shihet në video, një përdorues ka marrë një fetë shalqi, ka hedhur pak salcë sipër dhe ka shtuar djegës dhe feta limoni.

@lalaleluuWATERMELON PIZZA

♬ original sound – Lala

Popullariteti i kësaj videoje të veçantë dhe të tjera si ajo, e shtynë Domino’s Australia TikTok të bënte një picë të vërtetë me bazë shalqini. Konkretisht, kanë marrë një shalqi, e kanë lyer me salcë, djathë dhe speca dhe e kanë gatuar në furrë.

“Të gjithë keni kërkuar një opsion me pak karbohidrate, tani e keni atë”, shkruhet krahas videos.

Ky propozim ka mbledhur më shumë se 48 mijë likes./abcnews.al

@dominosauY’all keep asking us for a low carb option ??Nah fr when we saw @elburritomonster make a watermelon pizza, we HAD to give it a go.♬ original sound – Domino’s Australia