“Sa kushton të pushosh në Shqipëri”, ekspertët diskutojnë në “Log.”

schedule21:34 - 30 Qershor, 2022

schedule 21:34 - 30 Qershor, 2022

“Sa kushton të pushosh në Shqipëri”, kjo ka qenë tema e emisionit “Log.” në Abc e gazetarit Endri Xhafo.

Të ftuar për të folur për këtë temë ishin përfaqësues të biznesit dhe të qeverisë.

Sipas Kliton Gërxhanit sot në Shqipëri shumë qytetarë e kanë të vështirë të p[përballojnë pushimet, për shkak se çmimet janë rritur ndërsa rrogat janë të palëvizura.

Ndërkohë që zv.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besar Kadia, theksoi se turizmi nuk është mall i domosdoshëm por është shërbim që ofrohet. Sipas tij secili duhet të bëjë llogaritë familjare për të parë se ku ka mundësi t’i bëjë pushimet.

I të njëjtit mëndin ishte edhe përfaqësuesi i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi, i cili theksoi se shqiptarët duhet të bëjnë një analizë se sa të ardhura kanë para se të vendosin se ku do t’i kalojnë pushimet.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: 60% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë një jave pushime? Pse ndodh kjo?

Gërxhani: Ne jemi të vetëdijshëm që çmimet janë rritur, ndërkohë që rrogat janë ato që janë. Pra ty të ngelet akoma dhe pak para për pushime dhe kjo është realitet.

Topuzi: Edhe 40% e qytetarëve gjermanë nuk kishin mundësi të pushonin për shkak të krizës. Ne duhet të bëjmë një analizë dhe të mësojmë se kush jemi, sa të ardhura kemi dhe të vendosim se ku do i bëjmë pushimet. Duhet të dish të zgjedhur në bazë të standardit jetësor.

Kadia: Turizmi nuk është mall i domosdoshëm, është shërbim që t’i bën në kohët moderne, është koncept i këtij shekulli. Në bazë të kushteve familjare t’i vendos që do të pushosh apo jo. Në kohën e komunizmit të gjithë ishin të barabartë, por jo të gjithë kishin mundësi të bënin pushime. Sot oferta është kudo. Ku ka më shumë ofertë hoteleria janë çmimet më të lira.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!