Afërdita Dreshaj feston 4 vjetorin e martesës, partneri i flet shqip

schedule21:12 - 29 Qershor, 2022

schedule 21:12 - 29 Qershor, 2022

Ditën e sotme, Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl festojnë sot 4 vjetorin e martesës. Modelja dhe Jakub janë bekuar me një djalë, i cili erdhi në jetë në mars të vitit të kaluar. Modelja shqiptare, e cila jeton prej vitesh në SHBA, ka ndarë disa foto nga dasma duke kujtuar këtë ditë speciale.

“Sot 4 vite më parë, ne thamë “po”. Gëzuar përvjetorin dashuria ime, sot e përgjithmonë. Më mbaj përgjithmonë dorën. Të dua çdo ditë më shumë. Ti dhe vetëm ti.”, ka shkruar ajo krahas fotove. Në një video që ajo ka publikuar me partnerin, ai dëgjohet duke thënë disa fjalë shqip. “Shpirt i vogël, loçkë”, thotë ai.

 

/abcnews.al