Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Spanjë, pasi do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, i cili do të zhvillohet sot edhe nesër në Madrit.
Gjatë Samiti kryeministri i vendit tonë është takuar edhe me presidentin e SHBA-ve , Joe Biden.
Në video duket kryeministri Rama, i cili ndodhet pas presidenti amerikan Joe Biden.
Rama nxiton për të mbërritur te Biden dhe ndërsa i afrohet i vë dorën në qafë.
Bashkë me Ramën në Samit do të marrin pjesë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Pasditen e sotme pritet që Rama të vizitojë muzeun kombëtar Prado në Madrid.
Kreu i qeverisë do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Më pas, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Pedro Sanchez.
Ditën e dytë në Madrid, Kryeministri do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson dhe në përfundim do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike.
Kujtojmë që mbrëmjen e së martës, Rama dhe bashkëshortja e tij u pritën në një darkë zyrtare nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës.
/abcnews.al/