Fqinja “zapton” rrugën në Barbullojë të Lezhës, bllokohen 45 familje: Po kalojmë nëpër kanal

schedule15:57 - 28 Qershor, 2022

schedule 15:57 - 28 Qershor, 2022

Nga Gjergj Figuri 

Familja Boçi 6 muaj më parë ka rrethuar rrugën e fshatit Barbullojë të Lezhës duke penguar banorët e 45 familjeve të hyjnë dhe të dalin në fshat. Bllokimi i rrugës pengon dhe autoambulancat e zjarrfikëset.

Ata kalojnë përmes këtij kanali, ndërsa mjetet nuk i futin dot në fshat.

“25 vjet rruga ka qenë e hapur. Në raste mortesh njerëzit po kalojnë në kanal.”

“Të mjerët ne, këtu është kanali me ujë. Nënat me fëmijë s’di nga do kalojnë. Është konfliktuar burri me këtë gruan e shau.”

“Jam punëtor tek Ujësjellës-Kanalizime. Kur të jetë ujë i këtu duhet t’i bie rrugës tjetër që është nja 2 km për të dalë në rrugën kryesore.”

Familja Boçi pretendon se rruga është në pronësi të tyre, por nga një verifikim që kanë bërë banorët rezulton se është zaptuar mbi 1 metër e 20 cm tokë publike.

“Flitet sikur e ka në tapi, topografët e kanë nxjerrë 1 metër e 20 cm i dhanë urdhër ta hapë.  E ata e kanë gabim, ku e dinë që është jashtë loje t’i si shtet hapë. Ka hile të fortë. Terapia e shokut, thoshin në sistemin e kaluar, këtu është tapia e korrupsionit.

Për lirimin e rrugës janë ankuar dhe në Bashkinë e Lezhës por më deri tani vetëm I kanë dëgjuar dhe problem s’ka marrë zgjidhje.

“Bashkia nga ka drejtuar tek hipoteka. na përcjellin sa tek njëri sa tek tjetri.”

Nëse institucionet nuk do ndërhyjnë që rruga të lirohet kërcënojnë se do bllokojnë autostradën.

“Bashkia të verifikojë dokumentet e zonjës. Po nuk na e zgjidhën, do përshkallëzojmë protestën, do dalim do bllokojmë autostradën.”

Abc pyeti në Bashkinë e Lezhës dhe na u tha se shumë shpejt do të gjejnë një zgjidhe për afro 200 banorët./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!