Nuk është vetëm G7 dhe NATO që do të diskutojnë sot krizën rreth pushtimit të Ukrainës, sipas BBC.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet gjithashtu më vonë për të diskutuar sulmet e Rusisë kundër civilëve pas sulmit me raketa të së hënës në qendrën tregtare Kremenchuk, sipas ambasadorës së SHBA-së në OKB.
Linda Thomas-Greenfield e përshkroi sulmin si të “pështirë”, duke shtuar Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet. Rusia është ndër pesë anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili përfshin gjithashtu SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kinën dhe Francën.
Ajo ka të drejtën e vetos, por nuk ka qenë në gjendje të parandalojë diskutimet kritike të pushtimit.
/abcnews.al