Policia ka zhvilluar gjatë natës kontrolle të imtësishme në të akset e vendit. Në operacion kanë marrë pjesë Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale, me qëllim goditjen e paligjshmërisë.
Sipas policisë, prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 16 muaj, për shpejtësi nga 139 km/h deri në 193 km/h, 104 drejtues mjetesh. Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative nga 12.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me zbritje pikësh në lejen e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.
Njoftimi i plotë:
Kontrolle intensive në të gjithë vendin, nga Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kontrollet, edhe në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore. Në të gjitha akset kryesore rrugore dhe qendrat urbane janë ushtruar kontrolle, duke përdour makinat inteligjente, Poliscan-in, radarët dhe lexuesit automatikë të targave, dronët edukues, kamera, aparate fotografike dhe mjete të paloguara të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin administrativ dhe penal të drejtuesve të automjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor, duke sjellë pasoja për jetën.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 16 muaj, për shpejtësi nga 139 km/h deri në 193 km/h, 104 drejtues mjetesh. Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative nga 12.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me zbritje pikësh në lejen e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.
Janë evidentuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve, 211 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 15.000 deri në 30.000 lekë të rinj.
Gjithashtu janë evidentuar 173 drejtues mjetesh që nuk përdornin rripin e sigurimit, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj.
Janë ndëshkuar 98 drejtues mjetesh për parakalime të gabura, 234 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së dejtimit, 112 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 79 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Nga lexuesit automatikë të targave janë konstatuar dhe ndaluar 123 automjete të shpallura “Alert” për shpejtësi, të evidentuara në ditët e mëparshme nga makina inteligjente.
Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet dhe në këtë kuadër apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë, kamera, makinat inteligjente dhe patrulla të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara.
#Zbatorregullatudhëtoisigurtë??✅
/abcnews.al